Cancelo rikthehet në Premierligë, ky pritet të jetë ekipi i ri

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, do të largohet përfundimisht nga Manchester City këtë verë, por jo edhe nga Anglia. “The Sun” raporton të martën se Cancelo do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit që është në negociata me Cityn për lirimin e tij. Mësohet se Arsenali ka ofruar 40 milionë euro për portugezin dhe marrëveshja mes […]

Cancelo rikthehet në Premierligë, ky pritet të jetë ekipi i ri

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, do të largohet përfundimisht nga Manchester City këtë verë, por jo edhe nga Anglia.

“The Sun” raporton të martën se Cancelo do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit që është në negociata me Cityn për lirimin e tij.

Mësohet se Arsenali ka ofruar 40 milionë euro për portugezin dhe marrëveshja mes klubeve mund të finalizohet muajin tjetër.

Cancelo nuk bën pjesë në planet e Cityt, edhe pse ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në vitin 2027.

29-vjeçari në fillim të këtij viti u huazua te Bayern Munichu, por ekipi gjerman nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit.

Cancelo është pjesë e Cityt prej vitit 2019, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Valencia, Interi e Benfica.