Cardi B shfaqet me flamurin shqiptar. Çfarë po paralajmëron?
Reperja me famë botërore, Cardi B, po tregon gjithnjë e më shumë afërsinë e saj me shqiptarët. Pas videos që bëri bujë në rrjetet sociale, ku ajo pyeste me humor një djalë shqiptar për përkthimin e emrit të saj në shqip, artistja ka dhuruar edhe një moment tjetër të veçantë. Gjatë një eventi të madh,…

Pas videos që bëri bujë në rrjetet sociale, ku ajo pyeste me humor një djalë shqiptar për përkthimin e emrit të saj në shqip, artistja ka dhuruar edhe një moment tjetër të veçantë.
Gjatë një eventi të madh, i lidhur me promovimin e albumit të saj të ri “Am I the Drama?”, Cardi B u fotografua pranë një të riu shqiptar të quajtur Drino.
Pamjet, të shpërndara në Instagram, bënë menjëherë xhiron e rrjetit.
Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte flamuri kuqezi me të cilin reperja u shfaq e mbështjellë, gjest që emocionoi jo vetëm fansat shqiptarë, por edhe tregoi aftësinë e saj për t’u lidhur natyrshëm me kulturat dhe komunitetet që e mirëpresin.
Ky moment nuk u pa thjesht si një rastësi, por si një shenjë se marrëdhënia e Cardi B me publikun shqiptar po merr një dimension të ri.
Çdo herë që ajo shfaqet pranë tyre, arrin të ndezë rrjetet sociale dhe të forcojë krenarinë e një komuniteti që tashmë e ndien një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore si “të vetën”.