Çfarë ndodh kur aeroplanit i mbaron kerozina?
Në dhjetor 2023, një avion me 300 pasagjerë u detyrua të shpallte emergjencë gjatë një stuhie pasi rezervat e karburantit ranë nën kufijtë ligjorë. Aeroplani, i cili u ngrit nga Cancuni në Meksikë dhe kishte si destinacion aeroportin e Manchesterit, u devijua fillimisht dhe ju drejtua East Midlands, pasi stuhia e pengoi udhëtimin. Më pas, […] The post Çfarë ndodh kur aeroplanit i mbaron kerozina? appeared first on Albinfo.

Në dhjetor 2023, një avion me 300 pasagjerë u detyrua të shpallte emergjencë gjatë një stuhie pasi rezervat e karburantit ranë nën kufijtë ligjorë. Aeroplani, i cili u ngrit nga Cancuni në Meksikë dhe kishte si destinacion aeroportin e Manchesterit, u devijua fillimisht dhe ju drejtua East Midlands, pasi stuhia e pengoi udhëtimin.
Më pas, aeroplani u detyrua të bënte një devijim të dytë, duke u ulur në aeroportin e Birminghamit, ku iu bashkua një radhë prej shtatë aeroplanësh që prisnin të uleshin.
Një raport i publikuar në shkurt nga AAIB zbuloi se, në momentin e uljes, aeroplani kishte vetëm 1.2 ton karburant, nën minimumin ligjor prej 1.9 ton. Brian Smith, një pilot komercial me shumë vite përvojë në fluturim, tha se ky ishte një nga makthet më të këqija që kishte përjetuar si pilot, duke e krahasuar me mundësinë e një zjarri që nuk shuhet apo një sulmi terrorist.
Për çdo fluturim, linjat ajrore përgatisin një ‘plan fluturimi’ që përfshin itinerarin, peshën e aeroplanit, ngarkesën dhe motin përgjatë rrugës. Piloti ka përgjegjësinë për të siguruar që ka mjaft karburant për çdo situatë emergjente. Aeroplanët mund të kenë deri në 170 ton karburant, ndërkohë që piloti mund të shtojë karburant nëse ka vonesa të mundshme gjatë fluturimit.
Për sa i përket emergjencave të karburantit, piloti shpall ‘Karburant Mayday’ për të kërkuar përparësi uljeje. Mungesa e karburantit ka shkaktuar raste të njohura në histori, si ‘Gimli Glider’ në vitin 1983 dhe ‘Azores Glider’ në vitin 2001, ku të gjithë pasagjerët mbijetuan.
Në rast se aeroplani mbetet pa karburant dhe motorët ndalojnë, piloti duhet të kërkojë urgjentisht një pistë të përshtatshme për ulje, pasi motorët nuk mund të rindizen dhe sistemi i energjisë do të fiket. Në këto situata, kabina bëhet e qetë dhe instrumentet e fluturimit mund të jenë në dispozicion për një periudhë të shkurtër kohe.
The post Çfarë ndodh kur aeroplanit i mbaron kerozina? appeared first on Albinfo.