Cilat janë rregullat në Gjermani për përdorimin e telefonave nga nxënësit në shkolla?

Në Gjermani nuk ka një rregull kombëtar për telefonat në shkolla; çdo land vendos vetë. Në Baden-Württemberg po kërkohen rregulla më të rrepta për të mbrojtur nxënësit nga efektet negative të telefonave, si shpërqendrimi, problemet me të mësuarin dhe shëndetin mendor. Disa lande, si Bavaria, lejojnë telefonin në çantë, por të fikur gjatë gjithë ditës. […] The post Cilat janë rregullat në Gjermani për përdorimin e telefonave nga nxënësit në shkolla? appeared first on Albinfo.

Cilat janë rregullat në Gjermani për përdorimin e telefonave nga nxënësit në shkolla?

Në Gjermani nuk ka një rregull kombëtar për telefonat në shkolla; çdo land vendos vetë. Në Baden-Württemberg po kërkohen rregulla më të rrepta për të mbrojtur nxënësit nga efektet negative të telefonave, si shpërqendrimi, problemet me të mësuarin dhe shëndetin mendor.

Disa lande, si Bavaria, lejojnë telefonin në çantë, por të fikur gjatë gjithë ditës. Në të gjitha shkollat është e ndaluar përdorimi i tij gjatë orëve të mësimit dhe provimeve, transmeton albinfo.ch.

Mësuesit mund t’i konfiskojnë telefonat kur nxënësit thyejnë rregullat, por nuk mund të kontrollojnë përmbajtjen e tyre. Nxënësit nuk duhet të bëjnë foto apo video pa leje, sepse kjo mund të çojë në masa disiplinore apo edhe ndjekje ligjore.

 

The post Cilat janë rregullat në Gjermani për përdorimin e telefonave nga nxënësit në shkolla? appeared first on Albinfo.