Çitaku: PDK vendos të hënën nëse do t’i votojnë VV-së Kryetarin e Kuvendit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se partia e vet vendos të hënë nëse do t’i votojnë ose jo Vetëvendosjes emrin e tyre për Kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 15 prillit. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit

Çitaku: PDK vendos të hënën nëse do t’i votojnë VV-së Kryetarin e Kuvendit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se partia e vet vendos të hënë nëse do t’i votojnë ose jo Vetëvendosjes emrin e tyre për Kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 15 prillit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e VV-së por as s’e ka bllokuar seancën”, tha ajo në Klan Kosova.

“Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave, përtej votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati te kthehet te çështjet e rëndësishme”, tha Çitaku.