Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,85 % në raport me vendimin e datës 08.04.2025 Çmimet e shitjes me […] The post Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,85 % në raport me vendimin e datës 08.04.2025
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2.00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2.50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 1.041 den/kg dhe tani do të jetë 38,965 den/kg.
Nga data 10.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 74,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 76,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shiten për 38,965 (denarë/kilogram).
The post Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on