Dalin rezultatet për drejtor të nëntë klinikave në ShSKUK-së
Shërbimi Spitalor, Klinik, Unveristar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet për nëntë drejtorë të klinikave në këtë institucion. Në Klinikën e Oftalmologjisë (Syve) kandidati më i poentuar është Ardian Shabani si dhe në Klinikën e Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci- Ukimeraj, të cilët do të mbajnë pozitën e drejtorit në këto klinika. Në Kirurgjinë Vaskulare me gjithsej 92 pikë

Shërbimi Spitalor, Klinik, Unveristar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet për nëntë drejtorë të klinikave në këtë institucion.
Në Klinikën e Oftalmologjisë (Syve) kandidati më i poentuar është Ardian Shabani si dhe në Klinikën e Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci- Ukimeraj, të cilët do të mbajnë pozitën e drejtorit në këto klinika.
Në Kirurgjinë Vaskulare me gjithsej 92 pikë është përzgjedhur drejtor, Hajriz Rudari.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike është zgjedhur Arsim Gashi, ndërsa në klinikën e Kardiologjisë Faik Shatri.
Në Klinikën e Neonatologjisë pozitën e drejtorit do ta mbajë Luan Morina, në Kirurgjinë e Fëmijëve, Sejdi Statovci dhe Urologji, Bujar Frangu.Pozitën e drejtoreshës së Mikrobiologjisë Klinikë do ta ketë Afërdita Alaj.
Më 22.11.2024 ShSKUK kishte hapur konkurs për drejtor të klinikave në këtë institucion. Konkursi ishte për drejtor të 12 klinikave.