Dëbimi i dy diplomatëve britanikë nga Rusia, Londra: Akuzat, dashakeqe dhe të pabaza
Londra zyrtare ka dënuar veprimin e Rusisë për të dëbuar dy diplomatë britanikë për akuzën e spiunazhit. “Kjo nuk është hera e parë që Rusia bën akuza dashakeqe dhe të pabaza kundër stafit tonë ,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike pas vendimit të Rusisë. FSB tha se kishte zbuluar prova që këta [...]Read More...

Londra zyrtare ka dënuar veprimin e Rusisë për të dëbuar dy diplomatë britanikë për akuzën e spiunazhit.
“Kjo nuk është hera e parë që Rusia bën akuza dashakeqe dhe të pabaza kundër stafit tonë ,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike pas vendimit të Rusisë.
FSB tha se kishte zbuluar prova që këta diplomatë po kryenin punë që kërcënonin sigurinë e Federatës Ruse.
Marrëdhëniet midis Londrës dhe Moskës kanë qenë veçanërisht të tensionuara që nga lufta në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia në shkurt 2022. Tensionet ilustrohen nga dëbimet e shpeshta të diplomatëve nga të dy vendet.
Në fillim të shkurtit, Britania e Madhe revokoi akreditimin e një diplomati rus, në përgjigje të dëbimit nga Moska të një diplomati britanik në nëntor. Në nëntor, Moska njoftoi gjithashtu sanksione kundër rreth dhjetë ministrave në qeverinë e Keir Starmer, të cilëve tani u ndalohet hyrja në Rusi. Para kësaj, në shtator 2024, Moska tërhoqi akreditimin e gjashtë diplomatëve nga ambasada britanike në Moskë, duke i akuzuar për spiunazh./abcnews.al