“Defender Europe 25” fillon nesër, Kosova mirëpret komandën amerikane
Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh ndërkombëtar të vitit “Defender Europe 25”. Ushtrimi nis nesër në Babaj të Bokës të Gjakovës, me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve nga 29 vende. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha për

Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh ndërkombëtar të vitit “Defender Europe 25”. Ushtrimi nis nesër në Babaj të Bokës të Gjakovës, me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve nga 29 vende. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha për RTK-në se kjo tregon besimin e SHBA-së në kapacitetet e FSK-së.
Kosova do të presë për herë të parë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane në kuadër të ushtrimit më të madh ndërkombëtar të këtij viti, “Defender Europe 25”. Ushtrimi do të nisë nesër në Babaj të Bokës, Gjakovë. Hollësi për ushtrimin ka dhënë ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Veçanti është se këtë vit, vendi ynë, Kosova është përzgjedhur nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë si vend ku do të vendoset komanda e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Të Amerikës, kjo ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për vendin tonë, tregon për besimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në profesionalizimin e ushtrisë sonë”, thekson ai.
Maqedonci tregon edhe për objektivat e këtij ushtrimi të rëndësishëm për vendin.
“Ne kemi vendosur objektivat për këtë ushtrim dhe objektivat operacionale për ushtrimin ‘Defender Europe’ nga ana jonë, e Kosovës janë që të integroj njësitë tona në brigade shumëkombëshe, që të demonstroj aftësinë për të pritur një komandë të lartë ushtarake siç është divizioni 28 në territorin e Kosovës, duke e mbështetur këtë divizion ne arrijmë një prej objektivave që kemi për këtë ushtrim që të demonstrojmë aftësinë që kemi kapacitete për të mbajtur si nikoqir një divizion të këtyre përmasave”, ka thënë ai.
FSK gjatë këtij ushtrimi do t’i zhvillojë disa operacione.
“Gjatë këtyre ushtrimeve, FSK do të zhvillojë tri lloje të operacioneve: operacione sulmuese luftarake, mbrojtëse luftarake dhe operacione të stabilitetit. Për vendin tonë është një arritje jashtëzakonisht e madh, jo vetëm fakti që marrim pjesë në ushtrim, jo vetëm fakti që prapë jemi vend nikoqir I këtij ushtrimi të përmasave kaq të mëdha, por edhe fakti që jemi përzgjedhur për të qenë nikoqir I një prej komandave kryesore të SHBA-ve”, tha ai.
Në këtë ushtrim pritet të marrin pjesë 29 shtete me 25 mijë ushtarë të angazhuar. “Defender…” do të zgjasë deri më 9 qershor, gjatë të cilit FSK pritet të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.