Deformimet e këmbëve te fëmijët/ Mjekët: Rreth 100 bebe në vit lindin me këtë problem

Deformimi i shputave të këmbëve nga brenda është një çrregullim i lindur tek fëmijët dhe i shpeshtë në vendin tonë. Sipas specialistëve kjo problematikë shëndetësore është plotësisht i  korrigjueshëm. Xhuljana është një nënë, e cila ka sjell në jetë dy binjakë, njëri prej tyre i diagnostikuar me deformim të shputave të këmbëve. “Unë e mësova [...]Read More...

Deformimet e këmbëve te fëmijët/ Mjekët: Rreth 100 bebe në vit lindin me këtë problem

Deformimi i shputave të këmbëve nga brenda është një çrregullim i lindur tek fëmijët dhe i shpeshtë në vendin tonë. Sipas specialistëve kjo problematikë shëndetësore është plotësisht i  korrigjueshëm. Xhuljana është një nënë, e cila ka sjell në jetë dy binjakë, njëri prej tyre i diagnostikuar me deformim të shputave të këmbëve.

“Unë e mësova pasi linda dy binjakët, njëri kishte probleme me këmbët”.

Mesatarisht në një vit në Shqipëri lindin deri në 100 bebe me këtë çrregullim kongenital, dhe trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës. Mjekët këshillojnë prindërit që ta nisin sa më shpejtë trajtimin.

“Kjo është një anomali që shkaktohet nga disa faktorë, për më tepër është pozicioni i fëmijës në barkun e nënës dhe ka edhe faktor të tjerë gjenetike e ambiental, fakti është që në kohën e sotme mund të kapet me eko gjatë shtatzënisë dhe ne na vijnë jo pak raste në muajin e 5-6 që vijnë të diagnostikuar me këtë sëmundje”.

Trajtimi i sëmundjes kalon në disa faza.

Kjo patologji diagnostikohet që në barkun e nënës, ndaj mjekët këshillojnë prindërit që të qëndrojnë larg abortit, pasi trajtimi është 100% i suksesshëm, dhe pa asnjë pasojë.

“Nëse do e kisha mësuar gjatë ekos as s’do e mendoja fare abortin, prindërit duhet të kuptojnë se nuk ka si fëmija…”.

Trajtimi i këtij çrregullimi kongenital te femijet nuk është shumë i njohur në popullatë, dhe sipas bluzave të bardha ka pasur raste ku prindërit kanë abortuar për shkak të diagnostikimit me këtë sëmundje./abcnews.al