Osmani: Dasma që s’do të ndodhë kurrë, Mickoski dhe Ahmeti në një qeveri!

Shkruan: Granit Osmani Ka disa analistë të paguar që duan t’ua shesin qytetarëve një skenar të rremë se do të ndodhë një qeveri mes Hristian Mickoskit dhe Ali Ahmetit. Madje e imagjinojnë si një “dasmë politike”, me lule të bardha dhe buzëqeshje të detyruara. Por e vërteta është e thjeshtë se kjo dasmë nuk do […] The post Osmani: Dasma që s’do të ndodhë kurrë, Mickoski dhe Ahmeti në një qeveri! appeared first on InfoShqip.com.

Osmani: Dasma që s’do të ndodhë kurrë, Mickoski dhe Ahmeti në një qeveri!

Shkruan: Granit Osmani

Ka disa analistë të paguar që duan t’ua shesin qytetarëve një skenar të rremë se do të ndodhë një qeveri mes Hristian Mickoskit dhe Ali Ahmetit. Madje e imagjinojnë si një “dasmë politike”, me lule të bardha dhe buzëqeshje të detyruara. Por e vërteta është e thjeshtë se kjo dasmë nuk do të ndodhë kurrë.

Sepse afatin e zgjedhjeve nuk e caktojnë analistë të paguar dhe as ata që ikën. Vetëm vota sovrane e qytetarëve është ajo që vendos. Ndërsa kjo votë nuk njeh marrëveshje të fshehta e as skenarë të shkruar nga persona “non grata” të arratisur në ekzil.

Të flasësh për një pakt Mickoski–Ahmeti është të mashtroni publikun. Janë dy botë të papajtueshme, të cilat nuk mund të ndajnë kurrë pushtet në të njëjtën qeveri. Çdo pretendim ndryshe është manipulim për të dekurajuar votuesit.

Ndërkohë, realiteti i ri politik në vend po ndërtohet nga VLEN. Ne po rritemi, dhe këtë rritje qytetarët do ta dëshmojnë në zgjedhjet lokale e më tej. Fushata jonë është derë më derë, me punë konkrete dhe me vëmendje ndaj halleve të çdo familjeje. Ne nuk bëjmë pazare të pista dhe nuk e ndërrojmë emrin më shpesh se çorapet, ne ofrojmë transparencë, përgjegjësi dhe një jetë me më shumë dinjitet për çdo qytetar.

Kushdo që përpiqet ta dekurajojë popullin me lojëra dhe skenarë të rremë, duhet ta dijë: popullin nuk mund ta mashtroni. Vetëm vota popullore përcakton qeveritë dhe jo klanet e vjetra që jetojnë në arrati.

The post Osmani: Dasma që s’do të ndodhë kurrë, Mickoski dhe Ahmeti në një qeveri! appeared first on