Dejona Mihali publikon foto para burgut të Hagës me gruan e Rexhep Selimit: Urime ditëlindja, çlirimtar i vërtetë
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka publikuar një fotografi bashkë me Shqipe Selimin para burgut të Hagës për ditëlindjen e 54-të të Rexhep Selimit. “Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht”, ka shkruar ajo. Ajo
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka publikuar një fotografi bashkë me Shqipe Selimin para burgut të Hagës për ditëlindjen e 54-të të Rexhep Selimit.
“Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht”, ka shkruar ajo.
Ajo e quajti Selimin “çlirimtar prej së vërteti” dhe tha se është ndër të rrallët që kanë mbrojtur pa “kërkimshpërblime”.
“Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë. Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta. Çlirimtar prej së vërteti”, ka shkruar ajo.
Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, më 5 nëntor 2020 u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai akuzohet për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”.