“Deklaratat e Trump janë absurde”, Hamasi: Gaza nuk është pasuri e paluajtshme për t’u blerë e shitur

“Rripi i Gazës nuk është një pjesë e pasurive të paluajtshme për t’u blerë dhe shitur, është një pjesë e pandashme e tokës sonë të pushtuar palestineze”. Kështu deklaroi një anëtar i byrosë politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me synimet e SHBA për [...]Read More...

“Deklaratat e Trump janë absurde”, Hamasi: Gaza nuk është pasuri e paluajtshme për t’u blerë e shitur

“Rripi i Gazës nuk është një pjesë e pasurive të paluajtshme për t’u blerë dhe shitur, është një pjesë e pandashme e tokës sonë të pushtuar palestineze”.

Kështu deklaroi një anëtar i byrosë politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me synimet e SHBA për të kontrolluar enklavën palestineze. Sipas tij, këto komente tregojnë një “injorancë të thellë” për Palestinën dhe rajonin.

“Ne denoncojmë vërejtjet e Trump për blerjen dhe zotërimin e Gazës. Këto deklarata janë absurde.”

Të dielën, Trump tha se është i përkushtuar të blejë Gazën dhe t’i lejojë vendet e tjera të zhvillojnë pjesë të saj. “Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën,” u tha Trump gazetarëve në New Orleans./abcnews.al