Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Zvicrën

Gjashtë anëtarë të Kongresit të SHBA, përfaqësues të demokratëve dhe republikanëve, po zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë zvicerane në Bernë. Delegacioni pritet të diskutojë çështje të politikës së jashtme, ekonomisë, financave dhe shkencës me këshilltarët federalë Ignazio Cassis dhe Guy Parmelin, si dhe me sekretarët e shtetit Helene Budliger Artieda, Daniela Stoffel, Alexandre Fasel […] The post Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Zvicrën appeared first on Albinfo.

Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Zvicrën

Gjashtë anëtarë të Kongresit të SHBA, përfaqësues të demokratëve dhe republikanëve, po zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë zvicerane në Bernë. Delegacioni pritet të diskutojë çështje të politikës së jashtme, ekonomisë, financave dhe shkencës me këshilltarët federalë Ignazio Cassis dhe Guy Parmelin, si dhe me sekretarët e shtetit Helene Budliger Artieda, Daniela Stoffel, Alexandre Fasel dhe Markus Mäder, shkruan RTS.

Takimi vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, pasi SHBA ka vendosur Zvicrën në listën e vendeve me “praktika të padrejta tregtare”. Helene Budliger Artieda u takua të martën në Uashington me shefin e stafit të Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA për të shmangur një përplasje tregtare.

Delegacioni amerikan, i përbërë nga Andy Harris, Bill Huizenga, Nicole Malliotakis, Lloyd Doggett, Stephen Lynch dhe Donald Norcross, do të udhëtojë të premten në Gjenevë, ku do të takojë ambasadorin zviceran në OKB dhe përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe CERN-it. Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, kjo vizitë është planifikuar prej disa muajsh dhe është pjesë e takimeve të rregullta midis dy vendeve, përcjell albinfo.ch.

The post Delegacioni i Kongresit Amerikan viziton Zvicrën appeared first on Albinfo.