26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Shkruan: Ridvan Ismaili
Ditëve të fundit, shtrenjtimi i biletave drejt Shkupit,pervec tjerash, duhet parë edhe përmes fuqisë blerëse të qytetarit.
Nëse një administrator nga Tetova me pagë minimale prej 26.000 denarësh shpenzon rreth 11.000 denarë në muaj vetém për transport dhe 4000 denarë në muaj për një shujtë (një hamburger) apo totali 15.000 denarë shpenzime në muaj, atëherë të njejtit i mbetet më pak se gjysma e pagës për familjen apo vetem 11.000 denare.
Për ta kuptuar absurditetin, imagjinoni një punëtor në Zvicër që, me të njëjtin raport ndaj pagës, do të duhej të shpenzonte 3.000 franga vetëm për transport deri në vendin e punës.
A do ta pranonte dikush këtë si normale?
Atëherë pse duhet të jetë normale për një qytetar me pagë minimale në Maqedoni?!
Transporti për në punë nuk duhet të kthehet në një luks që qytetari e paguan me bukën e familjes.
Prandaj, kompensimi i transportit duhet të jetë detyrim për punëdhënësin/institucionin dhe një e drejtë për punëtorin.
Nëse administratori duhet të udhëtojë për të kryer detyrën e tij, ha4xhimet e rrugës deri në vendin e punës nuk mund të paguhet nga paga minimale e tij.
Kërkesa është e qartë: transporti duhet te kompensohet në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Punëtori duhet të marrë pagën për punën që bën, jo ta shpenzojë pagën për të arritur në punë. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



