Deputetët e legjislaturës së kaluar që mbetën jashtë Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad Rashiqit dhe 10 deputetë nga pakicat tjera joserbe. Kështu do të duket përbërja e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë jo pak deputetë të legjislaturës së kaluar mbetën jashtë Kuvendit, mes

Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad Rashiqit dhe 10 deputetë nga pakicat tjera joserbe. Kështu do të duket përbërja e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë jo pak deputetë të legjislaturës së kaluar mbetën jashtë Kuvendit, mes tyre edhe shefa të grupeve parlamentare.
18 deputetë të legjislaturës së kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të sigurojnë edhe një mandat. Bëhet fjalë për Adnan Rrustemin, Ardian Golën, Gani Krasniqin, Enver Dugollin, Gramos Agushollin, Enver Halitin, Luan Aliun, Alban Bajramin, Nijazi Isakun, Vendenis Lahun, Nasuf Bejtën, Shqipe Isufin, Mirsad Shkretën, Mirlinda Tishukaj, Milazim Salihaj, Enver Haliti, Agon Batusha, Hidajet Hyseni dhe Jetmire Vrenezi
Pa ulëse në Kuvendin e Kosovës mbetën edhe dy ish deputetët e VV-së, që nuk e kaluan pragun zgjedhor me koalicionin për Familjen, Eman Rrahmani, Visar Korenica.
8 ish deputetë të PDK-së mbetën jashtë Kuvendit: Xhavit Halitit, i cili ishte deputet për disa mandate, po ashtu Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Isak Shabani dhe Ardian Kastrati dhe Rashit Qalaj e Floretë Zejnullahu.
Nga LDK mbeti jashtë Kuvendit shefi i grupit parlamentar në legjislaturën e kaluar, Arben Gashi dhe deputetët: Driton Selmanaj, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi e Drita Millaku.
Jashtë Kuvendit mbeti edhe një shef i grupit parlamentar, kësaj radhe nga AAK. Bëhet fjalë për Besnik Tahirin, i cili së bashku me Pal Lekajn, Shemsedin Dreshajn, Albana Bytyqi dhe Haki Abazin, që iu bashkua AAK-së nuk arritën të sigurojnë edhe një mandat.
Pjesë e legjislaturës së kaluar ka qenë edhe Behgjet Pacolli, i cili në zgjedhjet vitit 2025 nuk ka qenë kandidat për deputet te asnjë parti politike