Deputeti i PDK-së: Paaftësia e ZRrE për të shpjeguar rritjen e çmimit të rrymës po shkakton pasiguri
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për “Front Online” është deklaruar ndaj paralajmërimit të ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%, duke theksuar se nuk janë dhënë sqarime të mjaftueshme lidhur me mënyrën se si është kalkuluar kjo shifër. “ZRrE ka paralajmëruar shtrenjtimin e rrymës prej 15%, por nuk ka dhënë asnjë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për “Front Online” është deklaruar ndaj paralajmërimit të ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%, duke theksuar se nuk janë dhënë sqarime të mjaftueshme lidhur me mënyrën se si është kalkuluar kjo shifër.
“ZRrE ka paralajmëruar shtrenjtimin e rrymës prej 15%, por nuk ka dhënë asnjë sqarim se si është kalkuluar kjo shifër dhe pse pikërisht 15%. Pastaj paqartësi ka në mënyrën e implementimit”, thotë Shala.
Ai ka shprehur shqetësim se ky vendim do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen e qytetarëve.
“Nëse ky është kategorizim dhe rritje prej 15% nënkupton rritje lineare e nëse është këso rritje kush kujdeset për konsumatorët fillestar. Nëse ka përshkallëzim, ne duhet kemi informacione shtesë. Po kjo po e rëndon gjendjen e qytetarëve”, deklaroi Shala.