Deputeti i LVV-së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Deputeti i LVV-së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe përmendjes së Ramush Haradinajt si kandidat.

Rrustemi ka thënë se për zgjedhjen e presidentit janë dy mënyra, ose pajtim për një emër konsensual, ose nëse opozita mbledh nënshkrimet për propozimin e Haradinajt, atëherë edhe LVV e vendos një kandidat.

Sipas deputetit të LVV’së kandidati konsensual nënkupton një figurë që është jashtë politikës dhe sipas tij, Ramush Haradinaj është aktiv në politikë.

Ai gjithashtu ka rikujtuar qëndrimet e ashpëra të Ramush Haradinajt ndaj qeverisë Kurti.

The post Deputeti i LVV-së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.