Deputetja e AAK-së: Opozita do ta bëjë Qeverinë e re
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, deklaroi për “Front Online” se blloku opozitar ka marrë më shumë vota se “Vetëvendosje” dhe e ka mundësi ta formojë qeverinë. Sipas Kadrijajt, cila parti që e formon Qeverinë do të kenë nevojë për votat e minoriteteve. “Minoritetet janë kategori Kushtetuese, kushdo që e formon Qeverinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, deklaroi për “Front Online” se blloku opozitar ka marrë më shumë vota se “Vetëvendosje” dhe e ka mundësi ta formojë qeverinë.
Sipas Kadrijajt, cila parti që e formon Qeverinë do të kenë nevojë për votat e minoriteteve.
“Minoritetet janë kategori Kushtetuese, kushdo që e formon Qeverinë ata do të bëhen pjesë e asaj. Blloku opozitar ka më shumë vota se sa VV. Blloku opozitar mund ta bëjë qeverinë duke përfshirë minoritetet por duke mos llogaritur votat e minoritetin serb se ata kur kanë ndonjë sinjal nga Serbia largohen e nuk votojnë”, shprehet ajo.