Kaja Kallas: BE miraton sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Europian miratoi të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u fokusuar në flotën e errët të anijeve të naftës të Moskës, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet hibride, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas. “BE ka miratuar paketën e saj të [...]Read More...

Bashkimi Europian miratoi të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u fokusuar në flotën e errët të anijeve të naftës të Moskës, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet hibride, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
“BE ka miratuar paketën e saj të 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke goditur gati 200 anije të flotës së errët,” shkroi Kallas në një postim në X.
Ajo shtoi se më shumë sanksione kundër Rusisë janë në proces, duke theksuar: “Sa më gjatë që Rusia të vazhdojë luftën, aq më të ashpra do të jenë përgjigjet tona.” / abcnews.al