Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili
Bëhet e ditur se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se nga e marta e 20 majit ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili, përcjell albinfo.ch. Thuhet se ky vendim është marrë si pasojë e shpërthimit të gripit të shpendëve në një fermë komerciale në shtetin […] The post Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se nga e marta e 20 majit ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky vendim është marrë si pasojë e shpërthimit të gripit të shpendëve në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit, i konfirmuar më 16 maj 2025 nga autoritetet braziliane.
Po ashtu ky vendim thuhet se synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës.
“Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit. Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve. Ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe veprimet e ndërmarra nga vende të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën, dhe vende tjera të cilat kanë pezulluar importet e mishit të pulës nga Brazili pas konfirmimit të shpërthimit”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Ndalimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV-i.
The post Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili appeared first on Albinfo.