Dërguti tregon arsyen se pse Haxhiu nuk është e përshtatshme për kryetare të Kuvendit
Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se VV nuk ka seriozitet as një pjesëmarrjen në seancë. Ajo kritikoi partinë që ka dalë e para në zgjedhje për vonesat në Kuvend, duke thënë se është mungesë respekti për qytetarët që kanë votuar. “Bllokada është duke u bërë për shkak të mungesës së numrave

Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se VV nuk ka seriozitet as një pjesëmarrjen në seancë.
Ajo kritikoi partinë që ka dalë e para në zgjedhje për vonesat në Kuvend, duke thënë se është mungesë respekti për qytetarët që kanë votuar.
“Bllokada është duke u bërë për shkak të mungesës së numrave të qeverisë. Po shihet edhe jo serioziteti i pjesëmarrjes në seancë, sepse e dinë që nuk kanë bërë asgjë. Partia e parë vjen në fund me 20 minuta vonesë, përveç zvarritjes së gjatë duhet të presin edhe nja 20 minuta”, tha Dërguti.
“Ajo mund të jetë e përshtatshme të jetë pjesë e kabinetit por jo si kryetare e Kuvendit, sepse kryesia e Kuvendit bashkë me kryetarin përfaqësojnë në politikën e jashtme përfaqësojnë gjithë spektrin politik”.
Ndryshe, sërish sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me vetëm 57 vota për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.