Dështimi i 32-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovë

Tentativa e 32-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke zgjatur ngërçin institucional që po zvarritet prej më shumë se dy muajsh. Në seancën e mbajtur të dielën, në sallë ishin të pranishëm 75 deputetë. Nga ta, 45 votuan pro, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim […] The post Dështimi i 32-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovë appeared first on Albinfo.

Dështimi i 32-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovë

Tentativa e 32-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke zgjatur ngërçin institucional që po zvarritet prej më shumë se dy muajsh.

Në seancën e mbajtur të dielën, në sallë ishin të pranishëm 75 deputetë. Nga ta, 45 votuan pro, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – shifra këto që sërish nuk mjaftuan për të kaluar pragun e nevojshëm për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Seanca e parë konstituive ishte mbajtur më 15 prill, por që nga ajo ditë, përfaqësuesit politikë nuk kanë arritur të dakordohen për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, duke e lënë vendin në një situatë të pazakontë të bllokadës parlamentare.

Për të 24-tën herë me radhë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndjekur të njëjtin rend dite – formimin e komisionit parlamentar për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Mirëpo, si në të gjitha seancat e mëparshme, partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë as nuk kanë propozuar anëtarë për komisionin dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim, duke pamundësuar kështu kuorumin për vendimmarrje.

Seanca e radhës është caktuar për të martën, më 17 qershor, me fillim nga ora 10:00. 

The post Dështimi i 32-të për Konstituimin e Kuvendit të Kosovë appeared first on Albinfo.