Dështon edhe përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot ka bërë përpjekjen e 14 për t’u konstituar dhe, ka dështuar. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit. Në sallë ishin 92 deputetë. […] The post Dështon edhe përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albinfo.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot ka bërë përpjekjen e 14 për t’u konstituar dhe, ka dështuar. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.
Në sallë ishin 92 deputetë. Vetëm 54 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë, nuk ka pasur kundër dhe abstenim, ndërkohë seanca do të vazhdojë sërish pas 48 orësh.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill, por prej atëherë janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kalimin nga votimi i hapur në atë të fshehtë, por për shkak se komisioni për mbikëqyrjen e këtij procesi nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme, procesi është bllokuar.
Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj në orën 10:00.
The post Dështon edhe përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albinfo.