Detaje për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, do të kalojë në Gjakovë e Shkodër

Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë The post Detaje për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, do të kalojë në Gjakovë e Shkodër appeared first on Albinfo.

Detaje për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, do të kalojë në Gjakovë e Shkodër

Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Në ceremoninë e rastit morën pjesë autoritete të larta shtetërore të dy vendeve si dhe kryetarët e bashkive ku pritet të kalojë hekurudha, si Shkodra e Gjakova, transmeton albinfo.ch.

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky është një moment historik për Shqipërinë.

Balluku shtoi se “nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi, flitet për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane”.

Sipas Ballukut, kjo hekurudhë do të jetë një nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane dhe do t’i japë një rëndësi të veçantë gjithë zhvillimit politik dhe gjeopolitik Evropës Juglindore. “Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonomi rajonale, por korridoret e infrastrukturës dhe ato energjetike nuk janë rajonale, janë evropiane. Kjo hekurudhë do të lidhet përmes Korridorit të 8 përmes të gjitha akseve të tjera që janë bërë publike. Gjithashtu, do të lidhet dhe me Korridorin e 10, por nga ana tjetër prek edhe korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve evropiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin politik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore”, tha Balluku.

Duke u ndalur tek Shkodra, Balluku tha se “e meriton që të jetë nyja ndërlidhëse e kombit tonë”.

“Shkodrës i takon plotësisht me ligj dhe kanun ta ketë këtë stacion të kombit shqiptar një stacion hekurudhor, të jetë jo vetëm një stacion tranzit, por një stacion si në vende evropiane”, tha Balluku.

Sa i takon Gjakovës, ministrja tha “se mbart një histori të jashtëzakonshme, e cila ka vlera të paçmuara si për vendndodhjen e saj strategjike, ashtu edhe për ekonominë që zhvillon, por padyshim dhe gjeografikisht për gjithë ndërlidhjen që arrin të bëjë midis Shqipërisë dhe Kosovës”.

The post Detaje për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, do të kalojë në Gjakovë e Shkodër appeared first on Albinfo.