E dhimbshme: Familja e Liridonës dalin me një deklaratë të re për ish-dhëndrin që ia mori jetën çikës së tyre

Në seancën e sotme në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonardi, ka nisur fjalën e tij në emër të familjes, për krimin e rëndë ndaj motrës së tyre.
Leonardi tha se kanë zgjedhur besimin në drejtësi, në vend të zhgënjimit, prandaj presin që gjykata të vendosë drejtë në këtë rast.
Një gjë është e qartë sipas tij, që të gjithë e kanë kuptuar që Naim Murseli e ka kryer vrasjen.
“Ne si familje dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, një gjë e kanë të kjartë që Naimi e ka organizuar këtë vrasje së bashku me Kushtrimin dhe e kanë zgjedhur Granitin si vrasës.
Nga këtu, duhet të japim mesazhe tqë qarta, për të gjithë ata kriminelë që guxojnë të ngrisin duart mbi nënat e motrat tona.
Duhet ta dimë të gjithë që këtë proces në të ardhmen do ta shohin edhe fëmijët e Liridonës, do të rriten me mallin për nënën e tyre e në të njëjtën kohë do të kërkojnë drejtësi për të. Kur ta shohin këtë proces, do ta kuptojnë që nuk kanë nevojë të brengosen sepse drejtësia për nënën e tyre ka shkuar në vend.” tha Ademaj.
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



