Distria Krasniqi fiton medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit të Zi. Xhudistja kosovare, në finale fitoi ndaj italianes, Odette Giuffrida me Waza-ari. Krasniqi në gjysëmfinale e mposhti me IPPON, xhudiste spanjolle, Ariane Toro Soler. Kujtojmë që në këtë garë të kategorisë -52 […]

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit të Zi.
Xhudistja kosovare, në finale fitoi ndaj italianes, Odette Giuffrida me Waza-ari.
Krasniqi në gjysëmfinale e mposhti me IPPON, xhudiste spanjolle, Ariane Toro Soler.
Kujtojmë që në këtë garë të kategorisë -52 kilogram, Krasniqi në raundin e dytë e eliminoi serben, Milica Nikolic, kurse në raundin e tretë holandezen, Naomi van Krevel.