Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo për herë të tretë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar, duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Gara u mbajt të mërkurën në Podgoricë të Malit të Zi, ku Distria fitoi medaljen e artë pas një paraqitjeje dominuese, transmeton albinfo.ch. Në finalen e madhe, ajo mposhti kampionen në […] The post Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo për herë të tretë appeared first on Albinfo.

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo për herë të tretë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar, duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Gara u mbajt të mërkurën në Podgoricë të Malit të Zi, ku Distria fitoi medaljen e artë pas një paraqitjeje dominuese, transmeton albinfo.ch.

Në finalen e madhe, ajo mposhti kampionen në fuqi të botës, italianen me përvojë Odette Giuffrida, duke realizuar dy herë teknikën “Yuko” dhe duke vulosur fitoren. Kjo është hera e tetë që Distria del fituese ndaj Giuffridës, në një rivalitet të gjatë me 12 përballje në total.

Ky është titulli i tretë evropian për 29-vjeçaren kosovare. Ajo më parë kishte triumfuar në Lisbonë më 2021 dhe në Zagreb më 2023, ndërsa në vitet e kaluara ka fituar edhe dy medalje të argjendta dhe dy të bronzta në kampionate evropiane.

Rruga drejt finales ishte mbresëlënëse. Në raundin e parë, ajo dominoi ndaj serbes Milica Nikoliq, duke e detyruar kundërshtaren të marrë tri dënime dhe duke fituar me Ippon. Në çerekfinale, e mposhti holandezen Naomi Van Krevel me një “Yuko” dhe më pas me Ippon pas vetëm 1 minutë e 5 sekonda. Ndërkohë, në gjysmëfinale, fitorja ndaj spanjolles Ariane Toro Soler erdhi pas një tjetër hedhjeje mjeshtërore që u vlerësua me Ippon pas 1 minutë e 21 sekondash.

Me këtë triumf, Distria siguron një tjetër kapitull të artë për sportin e Kosovës, ndërsa Kampionati Evropian i vitit 2025 tashmë konsiderohet i suksesshëm për përfaqësuesen kosovare.

E arta e Podgoricës është vetëm suksesi më i fundit i Krasniqit, e cila tashmë numëron edhe një medalje të artë dhe një të argjendtë olimpike, transmeton albinfo.ch.

The post Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo për herë të tretë appeared first on Albinfo.