DJ Beste Karaağaç për herë të parë në Kosovë – sonte ekskluzivisht në “Boujee Lounge Club”
Jeta e natës në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e pasur, dhe këtë javë do të shënojë një tjetër moment historik për jetën e natës në Prishtinë. DJ Beste Karaağaç, njëra nga emrat më në zë të muzikës në Turqi dhe rajon, do të performojë për herë të parë në Kosovë – të enjten […]

Jeta e natës në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e pasur, dhe këtë javë do të shënojë një tjetër moment historik për jetën e natës në Prishtinë. DJ Beste Karaağaç, njëra nga emrat më në zë të muzikës në Turqi dhe rajon, do të performojë për herë të parë në Kosovë – të enjten mbrëma në “Boujee Lounge Club”.
E njohur për stilin e saj unik që ndërthur deep house, tech house dhe komercial, Beste Karaağaç ka ndërtuar një reputacion të fortë në skenën ndërkombëtare, duke u renditur ndër DJ-të më të mira në Turqi dhe Lindjen e Mesme. Performancat e saj karakterizohen nga energji, elegancë dhe një përzgjedhje muzike që kap emocionin e natës urbane moderne.
“Boujee Lounge Club”, i cili është hapur vetëm pak ditë më parë, tashmë po e pozicionon veten si epiqendër e ngjarjeve ekskluzive në Prishtinë. Sjellja e DJ Beste-s është pjesë e një line-up-i të jashtëzakonshëm për këtë javë, duke i dhënë qytetit një shije të vërtetë të skenës së muzikës globale.
Për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe jetës së natës, nata e së enjtes është një mundësi unike për të përjetuar magjinë e DJ Beste Karaağaç në një ambient luksoz, modern dhe ndryshe nga gjithçka që është parë më parë në rajon.
Hyrja është e hapur nga ora 23:00, dhe rekomandohet rezervimi paraprak për shkak të interesimit të madh. Për më shumë detaje, vizitoni faqe’ zyrtare të “Boujee Lounge Club” në rrjetin social “Instagram”.