Dje ishte si pranverë, sot borë gjithandej Kosovës, çfarë moti u parashikua për këtë fundjavë prilli

Mot krejt ndryshe ishte dje, por sot që nga mëngjesi në Prishtinë reshjet e borës nuk janë ndalur. Situatë e njëjtë është pothuajse në gjithë Kosovën. Një mot i tillë u parashikua nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga meteorologu Mendim Rugova. IHMK njoftoi se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me

Dje ishte si pranverë, sot borë gjithandej Kosovës, çfarë moti u parashikua për këtë fundjavë prilli

Mot krejt ndryshe ishte dje, por sot që nga mëngjesi në Prishtinë reshjet e borës nuk janë ndalur. Situatë e njëjtë është pothuajse në gjithë Kosovën.

Një mot i tillë u parashikua nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga meteorologu Mendim Rugova.

IHMK njoftoi se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje, ndërsa në viset e larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta pos rigave të shiut, në shumë zona parashihen edhe reshje bore që do të krijojnë edhe shtresë të përkohshme .

“Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1°C deri 1°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-9m/s.”

Ndërsa Mendimi për Motin ka paralajmëruar që javën e ardhshme pritet mot i ftoftë. Mëngjeseve mund të ketë ngrica.

“Më i ftohtë parashihet moti gjatë javës së ardhshme në vend me depërtimin e të ftohtit arktik në këtë fundjavë. Mëngjeseve kryesisht do të ketë ngrica, me minimale deri në -5C, fillimisht, nën kushte të motit më të kthjellët. Ditën e enjtë orëve të hershme ka sinjale që reshje të dobëta dëbore të paraqiten në pjesë të vendit, megjithëse me gjasa të ulëta. Ditën e premtë dhe të shtunë herë herë shfaqen kushte për riga lokale shiu. Temperaturat marrin një trend të rritjes, me maksimale që i afrohen vlerave mesatare deri në 10C e 12C të enjtën e të premtën, e në fundjavë 14C e 16C. Minimalet mbesin më gjatë nën 0C, së paku deri të premtën. Nga java e tretë tendencat janë për një mot më stabil, me më shumë diell, por dhe rritje të temepraturave mbi mesatare, deri në 20C e 21C, ato maksimale. Minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 9C.”