“Do të duhej të përballeshe, bashkë me mu”, Haxhiu s’pranoi debat me Grudën – moment i sikletshëm në studio

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk pranoi të ishte bashkërisht në studio të “Kanal 10” me deputetin dhe juristin e PDK-së, Përparim Grudën, për të diskutuar “dy anët e bllokadës” në Kuvend të Kosovës, ani pse njoftimi ishte i dhënë paraprakisht ashtu. Moderatori Kushtrim Sadiku, njoftoi se në sfond të studios ishte Përparim […]

“Do të duhej të përballeshe, bashkë me mu”, Haxhiu s’pranoi debat me Grudën – moment i sikletshëm në studio

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk pranoi të ishte bashkërisht në studio të “Kanal 10” me deputetin dhe juristin e PDK-së, Përparim Grudën, për të diskutuar “dy anët e bllokadës” në Kuvend të Kosovës, ani pse njoftimi ishte i dhënë paraprakisht ashtu.

Moderatori Kushtrim Sadiku, njoftoi se në sfond të studios ishte Përparim Gruda, dhe e ftoi për një shtrëngim duarsh në fund të paraqitjes së Haxhiut, ndërsa e pyeti këtë të fundit a mundet.

Haxhiu: Nuk kam problem me ia zgjat dorën.

(I zgjasin dorën njëri tjetrit)

Gruda: Për shikues më mirë do të ishte të ishim bashkë (në studio), që t’i përballim argumentet

Haxhiu: Sigurisht, patjetër, ne këtu jemi.