Do të mbyllet përkohësisht, rruga “Fehmi Agani” në kryeqytet
Nesër do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Kjo për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”. “Rruga ‘Fehmi Agani’ (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës), nesër më 7 shtator 2025, nga ora 08:00 e mëngjesit deri më 8 shtator 2025

Nesër do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Kjo për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”.
“Rruga ‘Fehmi Agani’ (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës), nesër më 7 shtator 2025, nga ora 08:00 e mëngjesit deri më 8 shtator 2025 në ora 03:00 të mëngjesit, do të jetë e mbyllur ”, thuhet në njoftimin e Kryeqytetit Prishtina.
Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00.