Dreshaj: Rritja e çmimeve gjatë Bajramit, pasojë e inflacionit dhe varësisë nga importet
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e çmimeve gjatë festës së Bajramit, duke e quajtur këtë fenomen të pritshëm. Ai tha se rritja e çmimeve është pasojë e faktorëve të shumtë ekonomike. “Rritja e çmimeve gjatë Bajramit është një dukuri e pritshme, siç ishte

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e çmimeve gjatë festës së Bajramit, duke e quajtur këtë fenomen të pritshëm.
Ai tha se rritja e çmimeve është pasojë e faktorëve të shumtë ekonomike.
“Rritja e çmimeve gjatë Bajramit është një dukuri e pritshme, siç ishte në vitin 2024, ky fenomen është shoqëruar me një trend të vazhdueshëm të shtrenjtimit të produkteve bazë. Kjo rritje është rezultat i faktorëve ekonomikë të shumtë, si inflacioni, varësia e lartë nga importet dhe kostot në rritje të prodhimit dhe transportit”, u shpreh Dreshaj.
Sipas tij, investimi në sektorët prodhues dhe mbështetja e prodhimit vendor do të ndihmonin në stabilizimin e çmimeve dhe përmirësimin e bilancit tregtar të vendit.
“Duke pasur parasysh deficitin e lartë tregtar, Kosova përballet me sfida të mëdha në stabilizimin e çmimeve. Kjo situatë e bën të domosdoshme fuqizimin e prodhimit vendor dhe reduktimin e varësisë nga importi për të siguruar një treg më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për qytetarët”, deklaroi ai.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7% në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024.