Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon
Sot, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një bisedë e pazakontë mes banorëve ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta nga fansat. Driloni ka habitur të gjithë kur i tha Drenushës: “Drenushë, kur të puthësh Gresën në gojë, unë do ta puth Leon në gojë.” Kjo deklaratë befasuese u pasua nga reagimi i…

Sot, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një bisedë e pazakontë mes banorëve ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta nga fansat.
Driloni ka habitur të gjithë kur i tha Drenushës: “Drenushë, kur të puthësh Gresën në gojë, unë do ta puth Leon në gojë.”
Kjo deklaratë befasuese u pasua nga reagimi i Drenushës, e cila, me një buzëqeshje ironike, i ktheu: “E pse Leon, e jo Sarën?”. Në mes të kësaj situate argëtuese, Gresa shtoi më shumë tension lojtar kur tha: “Nëse ti puthesh me Sarën në buzë sonte, unë do ta puth Drenushën”.Driloni e pranoi sfidën, duke thënë:”Unë i pari, pastaj ti.”
Kjo bisedë e çuditshme shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat ishin të ndarë mes argëtimit dhe habitjes.
Shumë prej tyre komentuan pse Driloni zgjodhi Leon në vend të Sarës, duke e kthyer këtë skenë në një nga temat më të diskutuara të momentit.