Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify

Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqejnë në klubin e superyllave të Spotify The post Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify appeared first on Albinfo.

Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify

Mbi gjashtëdhjetë këngëtare femra në botë kanë arritur të kapin së paku një miliard dëgjime për këngët e tyre në Spotify, por vetëm disa kanë tejkaluar këtë shifër me më shumë se një këngë, duke hyrë në klubin ekskluziv të superyllave globalë, transmeton albinfo.ch.

Në këtë listë prestigjioze, shqiptarja Dua Lipa shquhet me 12 këngë që kanë kaluar një miliard dëgjime, duke e vendosur atë ndër artistet me më shumë këngë të dëgjuara në platformën më të madhe muzikore. Bebe Rexha e ndjek me 4 këngë, duke përfaqësuar gjithashtu suksesin shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Mes yjeve të tjerë që kanë më shumë se një këngë mbi një miliard dëgjime janë Taylor Swift, Ariana Grande, Rihanna, Billie Eilish, Doja Cat, Shakira, Karol G, Sia, Selena Gomez, Lady Gaga, Katy Perry, si dhe LISA dhe JENNIE nga BLACKPINK në kategorinë e K-Pop-it.

Ky rekord tregon ndikimin global të këngëtareve femra dhe rritjen e jashtëzakonshme të Dua Lipës si një nga yjet më të mëdhenj të muzikës moderne./Albinfo.ch 

The post Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify appeared first on Albinfo.