Kush është Shefi Zviceran i Vitit 2025 sipas Gault&Millau?

Kush mori kurorën e “Shefit Zviceran të Vitit”? The post Kush është Shefi Zviceran i Vitit 2025 sipas Gault&Millau? appeared first on Albinfo.

Kush është Shefi Zviceran i Vitit 2025 sipas Gault&Millau?

Revista prestigjioze Gault&Millau ka shpallur Jérémy Desbraux nga restoranti Maison Wenger në Le Noirmont (Jura) si Shefin Zviceran të Vitit 2025, transmeton albinfo.ch.

Kuzhinieri 39-vjeçar, i vlerësuar me 18 nga 20 pikë, u veçua për aftësinë e tij për ta kthyer kuzhinën lokale në një përvojë të rafinuar, duke promovuar produktet e rajonit me mjeshtëri dhe kreativitet. Hoteli dhe restoranti i tij janë rinovuar plotësisht, duke reflektuar standardet më të larta të mikpritjes.

Në listën e elitës me 19 pikë, udhëzuesi përmend edhe emra të njohur të gastronomisë zvicerane si Tanja Grandits (“Stucki”, Basel), Peter Knogl (“Cheval Blanc”, Basel), Franck Giovannini (“Hôtel de Ville”, Crissier), Andreas Caminada (“Schloss Schauenstein”, Fürstenau), Philippe Chevrier (“Domaine de Châteauvieux”, Satigny) dhe Heiko Nieder (“The Dolder Grand”, Zurich).

Të njëjtin vlerësim e ruan edhe Marco Campanella nga Ticino, për restorantin e tij në “Eden Roc” në Ascona dhe “Tschuggen” në Arosa.

Ndër emrat e rinj që po spikasin është Kira Ghidoni e “Osteria Bisnona” në Contone./Albinfo.ch

The post Kush është Shefi Zviceran i Vitit 2025 sipas Gault&Millau? appeared first on Albinfo.