“Duke u procesuar të dhënat”, “Nuk ka shënime të procesuara”, web-faqja e KQZ-së vazhdon të ketë probleme

Web-faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po përditësohen në mënyrë periodike rezultatet e fundit nga numërimi i votave, vijon të ketë probleme. “Duke u procesuar të dhënat…”, thotë web-faqja. “Nuk ka shënime të procesuara”, thotë shënimi tjetër. KQZ-ja tha më herët se “është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare”. Kanë mbetur më pak

“Duke u procesuar të dhënat”, “Nuk ka shënime të procesuara”, web-faqja e KQZ-së vazhdon të ketë probleme

Web-faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po përditësohen në mënyrë periodike rezultatet e fundit nga numërimi i votave, vijon të ketë probleme.

“Duke u procesuar të dhënat…”, thotë web-faqja.

“Nuk ka shënime të procesuara”, thotë shënimi tjetër.

KQZ-ja tha më herët se “është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare”.

Kanë mbetur më pak se 10% të vendvotimeve pa u procesuar, ndërsa shumica e votave të rregullta janë numëruar.