GlobalFirepower: Kosova e 141-ta për nga fuqia ushtarake

Kosova zë vendin e 141-të nga 145 shtete që figurojnë në renditjen për nga fuqia ushtarake të “GlobalFirepower”. Pas Kosovës për nga fuqia ushtarake, nga ato që janë të renditura, gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani. Shqipëria zë vendin e 78-të në renditjen e re të indeksit të fuqisë ushtarake. Në […] The post GlobalFirepower: Kosova e 141-ta për nga fuqia ushtarake appeared first on Albinfo.

GlobalFirepower: Kosova e 141-ta për nga fuqia ushtarake

Kosova zë vendin e 141-të nga 145 shtete që figurojnë në renditjen për nga fuqia ushtarake të “GlobalFirepower”.

Pas Kosovës për nga fuqia ushtarake, nga ato që janë të renditura, gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani.

Shqipëria zë vendin e 78-të në renditjen e re të indeksit të fuqisë ushtarake.

Në krye të renditjes gjendet SHBA-ja, pasuar nga Rusia, Kina, India e Koreja e Jugut. Në top 10 janë Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia.

Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare.

 

The post GlobalFirepower: Kosova e 141-ta për nga fuqia ushtarake appeared first on Albinfo.