Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris

Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje The post Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris appeared first on Albinfo.

Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris

Nxënësit nga Kosova, Lijana Bejta dhe Amar Abdullahu kanë fituar nga 5 medalje në Paris në garën ndërkombëtare “Hi Lingua”, transmeton albinfo.ch.

Të dy nxënësit kanë treguar performancë të lartë në raport me shumë fëmijë të shteteve të botës.

Lijana Bejta fitoi 5 medalje në: Spelling Bee, Debate, Quiz Show, Ese, Provimi Final.

Ndërkohë edhe Amar Abdullahu gjithashtu fitoi 5 medalje: Debate, Quiz Show, Spelling Bee, Essay Writing, Final Exam

“ Dy nxënës të shkëlqyer të shkollës sonë, Lijana Bejta dhe Amar Abdullahu, përfaqësuan me krenari Kosovën në garën ndërkombëtare “Hi Lingua” të mbajtur në Paris – dhe u kthyen me plot medalje suksesi”, ka shkruar faqja e shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë.

The post Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris appeared first on Albinfo.