Dy të lënduar nga aksidenti ndërmjet dy motoçikletave dhe një veture në Prishtinë
Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e pasites në Prishtinë, në kryqëzimin e rrugëve “Fehmi Lladrovci” e “Agim Ramadani”. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për “Front Online”. “Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e pasites në Prishtinë, në kryqëzimin e rrugëve “Fehmi Lladrovci” e “Agim Ramadani”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për “Front Online”.
“Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur nje aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit.”, deklaroi Ahmeti.