Dy vjet burg me kusht pë kosovarin: Ka mbajtur 29 punëtorë në “të zezën”
Është konstatuar se nga viti 2013 deri në vitin 2017, personi i dënuar ka punësuar punëtorë, pagat e të cilëve janë paguar "nën tavolinë" The post Dy vjet burg me kusht pë kosovarin: Ka mbajtur 29 punëtorë në “të zezën” appeared first on Albinfo.

Gjykata e Landit e Magdeburgut ka dënuar një kosovar 49-vjeçar nga Magdeburgu, në cilësinë e punëdhënësit, me 2 vjet burgim për mbajtje dhe përvetësim të pagave në 29 raste. Dënimi me burg i është pezulluar duke ju shndërruar në dënim me kusht, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet hetimeve të gjera të Kontrollit Financiar të Punësimit të Paligjshëm të Zyrës kryesore Doganore të Magdeburgut, u konstatua se nga viti 2013 deri në vitin 2017, personi i dënuar ka punësuar punëtorë, pagat e të cilëve janë paguar nën tavolinë, shkruan magdeburg-klickt.de.
Për të fshehur këto pagesa të padeklaruara, i dënuari përdorte kompani të ndryshme shërbimi (kompani fiktive).
Personi i dënuar nuk i ka raportuar pagat e tij në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe në këtë mënyrë ka mbajtur për vete kontributet e sigurimeve shoqërore në vlerë prej gati 500 mijë euro.
The post Dy vjet burg me kusht pë kosovarin: Ka mbajtur 29 punëtorë në “të zezën” appeared first on Albinfo.