Dyshja legjendare e Milanit ndahet, mesazh me plot emocione

Duket se epoka e famshme e “Theao” te AC Milan ka ardhur në fund. Theo Hernandez është shumë pranë transferimit te Paris Saint-Germain, dhe këtë lëvizje e ka konfirmuar në mënyrë të tërthortë edhe Rafael Leao, me një mesazh emocional në rrjetet sociale. Pas shumë spekulimeve gjatë merkatos, Theo më në fund ka ndryshuar qëndrim […]

Dyshja legjendare e Milanit ndahet, mesazh me plot emocione

Duket se epoka e famshme e “Theao” te AC Milan ka ardhur në fund. Theo Hernandez është shumë pranë transferimit te Paris Saint-Germain, dhe këtë lëvizje e ka konfirmuar në mënyrë të tërthortë edhe Rafael Leao, me një mesazh emocional në rrjetet sociale.

Pas shumë spekulimeve gjatë merkatos, Theo më në fund ka ndryshuar qëndrim dhe pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Paris, përpara se të nënshkruajë me kampionët e Francës. Sipas raporteve, Milan do të përfitojë rreth 25 milionë euro nga kjo marrëveshje, transmeton ORAinfo.

Rafael Leao, bashkëpunëtori më i ngushtë i Theos në krahun e majtë të sulmit kuqezi, ka shpërndarë një postim prekës në Instagram, duke i dhënë fund partneritetit të tyre të suksesshëm:

“Vëllai im, shoku im në shumë beteja… Do të më mungosh shumë, sepse me kalimin e viteve je bërë një person i rëndësishëm për mua. Nuk duhej të mbaronte kështu, por jeta është plot sfida. Paç fat në këtë udhëtim të ri, si gjithmonë do të të mbështes!”

Theo nuk vonoi në përgjigjen e tij, duke e konfirmuar edhe më tej largimin:

“Vëllai im, nuk do ta harroj kurrë atë që përjetuam së bashku dhe atë që bëmë për këtë fanellë. Të dua shumë… Do të të mbështes gjithmonë. THEAO.”

Kjo ndarje shënon fundin e një dysheje ikonike për Milanin, që prej vitesh ishte një nga armët më të forta të ekipit në Serie A. Tashmë, kuqezinjtë përballen me sfidën e zëvendësimit të njërit prej lojtarëve më të qëndrueshëm dhe të dashur nga tifozët. /ORAinfo/