Dyshohet për keqpërdorim të mjeteve të “Trepçës”, ndërmarrja e largon nga puna ish-kryeshefin
Trepça Sh.A ka njoftuar se ka larguar nga puna Enis Abdurrahmanin, ish UD i kryeshefit të ndërmarrjes. Në njoftimin e Trepçës të dhënë në Facebook, është bërë e ditur se Abdurrahmani dyshohet për shkelje të rënda të detyrave të punës, dhe sipas njoftimit thuhet se ai ka përdorur jashtëligjshëm mjetet e ndërmarrjes. “Më datë

Trepça Sh.A ka njoftuar se ka larguar nga puna Enis Abdurrahmanin, ish UD i kryeshefit të ndërmarrjes.
Në njoftimin e Trepçës të dhënë në Facebook, është bërë e ditur se Abdurrahmani dyshohet për shkelje të rënda të detyrave të punës, dhe sipas njoftimit thuhet se ai ka përdorur jashtëligjshëm mjetet e ndërmarrjes.
“Më datë 18.04.2025, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e z. E.A. Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni ka konstatuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.2, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores nr. prot: 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, që parashikon:
Përdorimin e paligjshëm të mjeteve të Trepça Sh.A
Keqpërdorimin e pozitës dhe tejkalimin e autorizimeve
Shkaktimin e dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë
Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2664, datë 24.02.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. E.A.” – thuhet në njoftim.