Dyshohet se vodhën bidonë me naftë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur të hënën.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar bidonë të mbushura me naftë, që dyshohet se i kishin vjedh nga shtëpia e ankueses femër kosovare”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Burimi i lajmit:orainfo.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



