E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në lagjen Bregu i Diellit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën ‘Afrim Zhitia’ një grua ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës. Siç merr vesh Sinjali, viktima që vdiq tragjikisht është Shadije Rexhepaj, rreth moshës 43-vjeçare. Viktima u gjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën ‘Afrim Zhitia’ një grua ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës.
Siç merr vesh Sinjali, viktima që vdiq tragjikisht është Shadije Rexhepaj, rreth moshës 43-vjeçare.
Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.