E kërkonte Juve e Roma,Frattesi vendos të luaj në qytetin e Milanos!

Reprezentuesi i Italisë, Davide Frattesi, do të jetë futbollist i skuadrës së Interit edicionin e ardhshëm. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Frattesi ka zgjedhur t’i bashkohet Interit, pavarësisht se kishte oferta edhe nga Juventusi e Roma. Po ashtu, Interi ka arritur marrëveshje edhe me Sassuolon për Frattesin, i cili ka kontratë deri […]

E kërkonte Juve e Roma,Frattesi vendos të luaj në qytetin e Milanos!

Reprezentuesi i Italisë, Davide Frattesi, do të jetë futbollist i skuadrës së Interit edicionin e ardhshëm.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Frattesi ka zgjedhur t’i bashkohet Interit, pavarësisht se kishte oferta edhe nga Juventusi e Roma.

Po ashtu, Interi ka arritur marrëveshje edhe me Sassuolon për Frattesin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Interi do ta huazojë 23-vjeçarin për një vit me detyrim të blerjes së tij verën tjetër për 35 milionë euro.

Edicionin e fundit, Fratessi ishte ndër mesfushorët më të vlerësuar në Serie A, ku në 36 paraqitje shënoi 7 gola. Ai ka edhe 5 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Italisë.