E kryer, Adrien Rabiot i bashkohet Milanit për 10 milionë euro

Adrien Rabiot do të bëhet lojtar i AC Milan, pasi mesfushori francez pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të hënën në mëngjes dhe të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me “Rossonerët”. Olympique Marseille ka pranuar ofertën prej 10 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset e performancës. Lëvizja e tij sjell një ribashkim të shumëpritur me trajnerin Massimiliano […]

E kryer, Adrien Rabiot i bashkohet Milanit për 10 milionë euro

Adrien Rabiot do të bëhet lojtar i AC Milan, pasi mesfushori francez pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të hënën në mëngjes dhe të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me “Rossonerët”.

Olympique Marseille ka pranuar ofertën prej 10 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset e performancës.

Lëvizja e tij sjell një ribashkim të shumëpritur me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin Rabiot ka punuar disa vite te Juventusi.

Sipas Sky Sport Italia, për shkak se lojtari ndodhet në grumbullim me Francën, vizitat mjekësore do të kryhen në tokën franceze, me stafin e Milanit që do të udhëtojë për të përfunduar procedurat. Kontrata do të nënshkruhet menjëherë pas tyre.

Rabiot ishte ofruar gjatë orëve të fundit edhe te Napoli dhe kishte pasur një tentim të fundit për të qëndruar te Marseille, por incidentet në dhomat e zhveshjes dhe mungesa e pajtimit e bënë largimin të pashmangshëm.

Transferimi i tij te Milan bëhet i mundur edhe falë largimit të Yunus Musah, i cili i bashkohet Atalantës në huazim me opsion blerjeje për 25 milionë euro.