Edhe një skuadër e madhe në garë për Ardon Jasharin
Pas performancës së mirë me Club Bruggen, Ardon Jashari është bërë prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar veror, përcjell albinfo.ch. Për mesfushorin e Zvicrës ka hyrë edhe Borussia Dortmundi, skuadra e madhe gjermane. Nëse dështon transferimi i Jobe Bellinghamit, Jashari mund të jetë alternativë për skuadrën e Bundesligës gjermane. Kështu ka shkruar të […] The post Edhe një skuadër e madhe në garë për Ardon Jasharin appeared first on Albinfo.

Pas performancës së mirë me Club Bruggen, Ardon Jashari është bërë prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar veror, përcjell albinfo.ch.
Për mesfushorin e Zvicrës ka hyrë edhe Borussia Dortmundi, skuadra e madhe gjermane.
Nëse dështon transferimi i Jobe Bellinghamit, Jashari mund të jetë alternativë për skuadrën e Bundesligës gjermane.
Kështu ka shkruar të premten mediumi zviceran “Nau.ch”.
Ditë më parë, “Sky” ka raportuar se edhe Manchester City po e përcjellë futbollistin 22-vjeçar.
Ai ka zhvilluar 52 ndeshje për skuadrën belge Club Brugge.
Ka kontribuuar me katër gola e gjashtë asistime.
Jashari e fitoi Kupën belge, ndërsa është shpallur lojtari më i mirë i edicionit 2024/2025 në Belgjikë.
The post Edhe një skuadër e madhe në garë për Ardon Jasharin appeared first on Albinfo.