Rrëmuja me parkingje në Prishtinë, komuna merr masa

Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim lidhur me rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, pas rrëmujës që tashmë është shkaktuar. Ndër masat që janë ndërmarrë është që çdo parking privat duhet të aplikojë për leje, që do të jetë e përkohshme, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria

Rrëmuja me parkingje në Prishtinë, komuna merr masa

Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim lidhur me rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, pas rrëmujës që tashmë është shkaktuar.

Ndër masat që janë ndërmarrë është që çdo parking privat duhet të aplikojë për leje, që do të jetë e përkohshme, kriteret e së cilës do të përcaktohen në aktin administrativ që e lëshon Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.

Ndërsa nuk do të lejohen të operojnë parkingjet që kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin, ato që janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike.