Edi Rama: Kurti s’deshi përballje me mua për Veriun, lexon sondazhet e kënaqet që i rriten pikët

Rama: Kurti s’deshi përballje me mua për Veriun, lexon sondazhet e kënaqet që i rriten pikët. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media sot ka folur edhe për anulimin e mbledhjes së dy qeverive dhe për refuzimin e Kurtit për takim kokë me kokë me Edi Ramën pas situatës së krijuar në […]

Edi Rama: Kurti s’deshi përballje me mua për Veriun, lexon sondazhet e kënaqet që i rriten pikët

Rama: Kurti s’deshi përballje me mua për Veriun, lexon sondazhet e kënaqet që i rriten pikët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media sot ka folur edhe për anulimin e mbledhjes së dy qeverive dhe për refuzimin e Kurtit për takim kokë me kokë me Edi Ramën pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Rama ka thënë se Kurti nuk e ka dashur një ballafaqim të drejtpërdrejtë lidhur me atë që po ndodh, sepse Kurti lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat në sondazhe.

Megjithatë Rama ka shtuar tutje se s’mund të jetë notere e çdo politike të Kosovës, duke qenë se është shtet me interesat e saj shumë të qarta.

“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk e ka dashur konfrontimin dhe ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë. Sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat. Por mendoj që Shqipëria s’është notere dhe s’mund të jetë noterë e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh, gjë që s’e kam thënë kurrë. Detyrimi ynë është që themi të vërtetën në sy. Shqipëria është shtet në vete, dhe interesat tona janë shumë të qarta”, ka thënë Rama.